You are here
Home > Kombëtarja > Shqipërisë “së frikësuar” nga sulmi, i mungon një “raketë” si Odise Roshi

Shqipërisë “së frikësuar” nga sulmi, i mungon një “raketë” si Odise Roshi

Të thuash “Odise” ke thënë histori, ashtu sikurse edhe Roshi, që është ende i ri në moshë, por emri i tij për tifozat shqiptar duket se i përket po së njëjtës lashtësi. Kaq shumë kohë në këtë kombëtare edhe përse nëse i rikthehemi datëlindjes së tij, shohim se viti në të cilin Roshi erdhi në këtë jetë për t’i “mrekulluar” për disa kohë shqipëtarët, është ai i 1991.

Megjithatë duhet theksuar, fati e ka rikthyer “Odisen” shqiptar të lashtësisë në thjeshtë…Roshi!  Kalimi me hap gjiganti nga Flamurtari tek Koln, ishte më shumë sesa i çmendur në llojin e tij, për kohën në të cilën u realizua.

Ky lojtar dallohej lehtësisht për cilësitë e tij, driblime dhe shpejtësi, jo më kot morri epitetin “raketa”. I gjendur në të njëjtin ekip dhe me shok skuadre Podolskin, karriera e mesfushorit gjerman do të merrte një tjetër rrugë, duke u ndarë kështu me “raketën” dhe duke mbërritur tek Arsenali.

Një transferim do e kishte edhe për Roshin, por nuk flitet për të njëjtat nivele. Odisea përfundon fillimisht i huazuar dhe më pas i blerë nga Frankfurt, atje ku realizoi, shkëlqeu, assistoi por edhe eksperimentoi shumë herë.
Madje aq shumë, sa është shpallur edhe lojtari i ndeshjes me këtë ekip si sulmues pykë. Gjithsesi, Frankfurti i Roshit atëherë kishte një kontratë “të përjetshme” me Bundesligën.

Ende nuk kuptohet se çfarë e la mbrapa këtë lojtar pasi realisht me aftësitë dhe talentin që zotëron ky mesfushor, kaq është vërtet shumë pak. Ndoshta tranjeri, momenti, fati apo çdo gjë tjetër i mohoi Roshit kalimin e madh por të gjithë duhet të jemi koshientë. Në Shqipërinë e mëparshme “të frikësuar” nga topi, kishte gjithmonë një lojtar “trim” që provonte driblim në krahë pavarësisht se çfarë kishte përballë tij. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top