
Momente aspak të qeta këto për Eros Grezdën, që vinte në grumbullim me Kombëtaren pas një sezoni për t’u harruar. Dëmtim pas dëmtimi dhe thuajse asnjëherë lojtari kuqezi nuk u pa në fushën e lojës me Rangersin, skuadrën që duhej të arrinte kulmin e karrierës.
Për më tepër, do të largohej edhe nga grumbullimi me Kombëtaren, pas disa shqetësimeve të ndjera në muskulin e këmbës. Duke parë dëmtimet e shumta që ka kaluar, Grezda nuk zgjodhi që të rrezikonte më shumë.
Por në Skoci nuk e pret një ambient më i qetë, pasi tifozët e Rangersit kërkojnë largimin e tij. Të shumtë ishin komentuesit në “Twitter”, që në lidhje me diskutimin për Grezdën, shprehen se e vetmja zgjedhje mbetet largimi i tij, ndërsa nuk mungojnë edhe komentet për shfaqjet e shumta në “Instagram”, duke e etiketuar si model. /Shqiperia.ch/