You are here
Home > Kombëtarja > Shqipëria vuan për vetbesim? Kapiteni Mavraj u përgjigjet të gjithëve: Jemi shqiptarë, e kemi në natyrë

Shqipëria vuan për vetbesim? Kapiteni Mavraj u përgjigjet të gjithëve: Jemi shqiptarë, e kemi në natyrë

Shqipëria do të ndeshet në ditën e nesërme ndaj Izraelit, në takimin e vlefshëm për Ligën e Kombeve. Një ndeshje me rëndësi të veçantë kjo për kuqezinjtë, që duhet të dalin me pikë nga ky takim, për të pasur shanse për kualifikimin nga ky grup.

Në konferencën për shtyp, ka qenë i pranishëm edhe kapiteni i Shqipërisë, Mërgim  Mavraj, i cili ka folur për takimin që do të zhvillohet në ditën e nesërme. Mavraj shprehet se tashmë i sheh gjërat ndryshe me shiritin në krahë.

“Ne jemi shqiptarë, kemi vetbesim në natyrën tonë. Duhet të funksionojë sistemi i lojës, nuk ka rënëdësi skema. Jam gati për të luajtur 90 minuta. Jam gati të kontriboj për të mirën e skuadrës.

Kur je kapiteni i Kombëtares i sheh gjërat më ndryshe, pasi ke më shumë përgjegjësi. Tani shpresoj të bëj mirë me shirtin në krahë. Performanca jonë do të jetë ndryshe në fushë. Mbrojtja duhet të kuptohet me repartet e tjera”, u shpreh Mavraj. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top