You are here
Home > Kombëtarja > Shqipëria vuan për një sulmues të mirfilltë, Cikalleshi i shmang të gjithë në Turqi dhe gjen golin

Shqipëria vuan për një sulmues të mirfilltë, Cikalleshi i shmang të gjithë në Turqi dhe gjen golin

Më në fund, pas një dëmtimi të gjatë që e la jashtë fushës së blertë, Cikalleshi është rikthyer në fushën e lojës në mënyrën më të mirë.

Sulmuesi i ekipit të Goztepes, ka lënë gjurmë në takimin miqësor që skuadra e tij ka zhvilluar ndaj Altinordu, e përfunduar me rezultatin 1-1. Në minutën e 71-të të takimit, pas një topi të marrë nga mesfusha, sulmuesi shqiptar ka shmangur mbrojtësat kundërshtar, madje edhe portierin, për të gjetur rrjetën.

Një realizim që mund të çlirojë disi edhe vetë Cikalleshin, që nga mbërritja e tij në Turqi, duket se asgjë nuk po shkon mirë në karrierën e tij. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top