You are here
Home > Kombëtarja > Shqipëria vuan në mbrojtje? Zgjidhja nga Kroacia, është më i miri: Prenga të gjunjëzon në duele!

Shqipëria vuan në mbrojtje? Zgjidhja nga Kroacia, është më i miri: Prenga të gjunjëzon në duele!

Shqipëria vuan ndjeshëm në qendër të mbrojtjes, atje ku shumë futbollistë shqiptarë nuk po kalojnë një formë të mirë. Mavraj ka përfunduar në pankinë, Ajeti është i dëmtuar, ndërsa edhe Gjimshiti është një lojtar rezervë te Atalanta.

Në kushte të tilla, që të mos kalohet në eksperimentin e Bazelit që Xhaka të kthehet në qendër të mbrojtjes, mund të jetë Herdi Prenga një nga alternativat kryesore, për ta nisur takimin si titullar ndaj Skocisë. Disa minuta të mira pati për të edhe në takimin e parë në transfertën skoceze, atje ku Shqipëria do të dorëzohej pak kushte.

Këtë javë, Herdi Prenga do të shpallej më i miri në rolin e tij, duke u futur në formacionin ideal të javës. Sipas  asaj që raporton “Romantika”, një faqe e njohur e botës së futbollit në Kroaci, Prenga ka bërë gjithçka mirë në ndeshjen e fundit, duke i fituar të gjitha duelet e tij ndaj kundërshtarëve.

Herdi Prenga- “Ish-talenti i Dinamos së Zagrebit ka përjetuar afirmimin e tij të plotë tek klubi i Inter Zapresiç, ndërsa vihet re edhe pjekuria e tij. Trajneri po i beson dhe shpërblimi po kthehet në mënyrën më të mirë të mundshme. Në ndeshjen e fundit ndaj Slaven Belupo (0-0), Prenga jo vetëm që i ka fituar të gjitha duelet në ajër, por në dy raste kërcënoi portën kundërshtare, ndërsa në njërin prej tyre vetëm pak centimetra e ndanë nga festimi i golit të fitores”, shkruhej në vlerësimin e shqiptarit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top