You are here
Home > Futboll Bota > Shqipëria vjen me ne! I çmenduri i Steauas, tallet me ministrin gjatë prezantimit të trajnerit(VIDEO)

Shqipëria vjen me ne! I çmenduri i Steauas, tallet me ministrin gjatë prezantimit të trajnerit(VIDEO)

Presidenti i Steauas së Bukureshtit, Gigi Bekali, vështirë se e ka një të dytë në Europë. Karizma e tij dhe fjalët që shpeshherë thotë e nuk i takojnë një personi në detyrën e tij, e bëjnë atë të ndryshojë së tepërmi në botën e futbollit.

Së fundmi, Bekali ka prezantuar në mënyrë krejtësisht qesharake trajnerin e ri të ekipit, Mihaj Tela. Gjithçka nisi që kur në media u morr vesh emir i teknikut të ri që do të kryesonte skuadrën, teksa u përfol edhe për lidhjet familjare mes tyre. Presidenti i Steauas u kundërpërgjigj menjëherë, teksa shprehej: “Ne e kemi njohur familjen për vite e vite, qindra vite, familja ime me familjen e tij, babai i tij, gjyshërit e tij. Ky fëmijë u rrit në sytë e mi. Unë jam shok me babain e tij. Kur ai erdhi për të folur me mua, përse mos t’i flisja? Kjo është familja, ne e njohim, Shqipëria vjen me familjet tona”, tha presidenti i ekipit rumin si për të treguar lashtësinë e rrënjëve të tij.

Gjatë ditës së sotme, në orën 13:00 ka ardhur edhe prezantimi i trajnerit të ri. Mënyra? Krejtësisht origjinale, me Bekalin që tallet me Ministrin e Drejtësisë dhe përdor fjalët e tij, duke krijuar një situatë qesharake në sallë.

“Unë e përsëris. Unë e përsëris si Tudorel Toader(ministër i drejtësisë). E përsëris, trajneri i ri do të ketë një dorë të lirë. Për gjashtë muaj unë nuk do t’i them asgjë. Do të bëj atë që ai dëshiron. Pas kësaj do të vlerësoj rezultatet dhe lojën e ekipin, për të marrë masa në përputhje me atë që është ofruar.

Unë e përsëris. Trajneri Mihai ka gjashtë muaj kohë dhe duhet të marrë kampionatin, përndryshe do të përballet me pasoja e dështimit”, tha mes të qeshurave Bekali, duke imituar minstrin Toader. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top