You are here
Home > Kombëtarja > Shqipëria u shkaktoi telash të madh, te Milani tashmë nisin të shfryjnë për të

Shqipëria u shkaktoi telash të madh, te Milani tashmë nisin të shfryjnë për të

Shqipëria i ka shkaktuar telashin e madh dhe te Milani tashmë mund të nisin llirisht të shfryjnë për të.

Gjatë takimit të djeshëm,  ku Shqipëria U-21 humbiste me rezulatatin 1-3 ndaj Italisë U-21, u dëmtua futbollisti i momentit të Milanit, Patrik Kutrone. Ky i fundit la fushën e lojës në pjesën e parë, pas një lëndimi të marrë në kyçin e këmbës.

Sipas lajmeve më të fundit që vijnë nga mediat italiane, nuk flitet për një dëmtim serioz të Kutrones, megjithatë ai do të mungojë në ndeshjen që Milani do të zhvillojë në fundjavë kundër Kajlarit. Futbollistët e drejtuar nga Alban Bushi kanë luajtur një futboll të bukur dhe luftarak deri në momentin e fundit, teksa u dorëzuan vetëm në fund. Probleme të hapura brenda edhe jashtë fushës, te Milani tashmë mund të shfryhen ndaj Shpresave tona. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top