You are here
Home > Kombëtarja > Shqipëria U-19 është vetëm për kualifikim, çfarë liste me plotë talente për Europian

Shqipëria U-19 është vetëm për kualifikim, çfarë liste me plotë talente për Europian

Një listë e frikshme vjen nga Shqipëria U-19, ndërsa do të zhvillohen edhe kualifikueset e Europianit. Në grup do të luajmë ndaj Islandës, Belgjikës dhe Greqisë. Por duke parë emrat e përfshirë në listën tonë, nuk duhet t’i frikësohemi askujt dhe duhet të tentojmë kualifikimin.

Madje që më parë kjo Shqipëri e cila drejtohet nga Deda ka bindur në të gjitha aspektet, me rezultat dhe lojë. Kuqezinjtë arritën të fitonin me reuzultatin 3-1 ndaj Polonisë së fundmi, ku u veçuan emra si Marvin Cuni që është pjesë e Bajernit, Ernest Muci apo edhe Brijan Ibrahimi. Më kryesori, por që Shqipëria e Dedes nuk e pati për shkak dëmtimi ndaj Polonisë, është Armando Dobra.

Një lojtar me cilësi të jashtëzakonshme dhe i aftë për të dribluar në çdo sekondë. Këtyre emrave u shtohen  edhe tre lojtarë që Dede arriti t’i merrte nga U-21 i Shqipërisë si Angelo Ndreca, Emiliano Bullari dhe Armando Broja. /Sport Ekspres/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top