
Pas dy ndeshjeve të zhvilluara së fundmi të Shqipërisë, ndaj Izraelit dhe Skocisë, kuqezinjtë do të rikthehen sërish në fushën e blertë.
Këtë herë Kombëtarja luan një miqësore ndaj Jordanisë në 10 tetor, përpara se të udhëtoj në Izrael. FSHF ka bërë publike edhe vendet ku mund të blihen biletat për miqësoren ndaj Jordanisë, pasi çmimi i tyre ishte bërë publik prej kohësh.
Kështu, çmimet e biletave variojnë nga 300 lekë në tribunën C2 dhe G2, e deri në 6.000, në tribunën VIP. /Shqipëria.ch/
Tiranë – Dyqani FSHF, rruga e Elbasanit/ Nga e hëna në të diel/ Ora 08:00-20:00.
Tiranë – Biletaria pranë stadiumit Selman Stërmasi/ Çdo jave nga e enjtja në të diel/ Ora 12:00- 18:00.
Durrës – Biletaria pranë stadiumit Niko Dovana/ hapur prej datës 5-10 Tetor/ Ora 09:00-13:00.
Korçë – kancelaria përballë Kinema Millenium/Nga e hëna në të diel/ Ora: 09:00-21:00./