
Shqipëria ka publikuar në ditën e sotme listën për takimet që do të zhvillojë ndaj Skocisë dhe Uellsit. Shumë surpriza kanë ardhur nga ana e Panuçit, që ka thirrur për herë të parë kapitenin e Kosovës, Ardian Ismajli.
Ashtu siç pritej, ky i fundit ka vendosur t’i bashkohet kuqezinjve, duke iu larguar Kosovës, pas pakënaqësisë me Shaland. Nga ana tjetër, një befasi është afrimi i Loret Sadikut, të pavendosurit të madh, që pas një sërë peripecish mes zgjedhjes së Kosovës, Suedisë dhe Shqipërisë, në fund iu bashkua kuqezinjëve.
Ndërkohë, surprizuese duket fakti që sulmuesi Taulant Seferi nuk ndodhet në këtë listë, pavarësisht formës së mirë që po kalon. /Shqiperia.ch/
1.Thomas Strakosha
2.Etrit Berisha
3.Alban Hoxha
4.Ivan Balliu
5.Elseid Hysaj
6.Egzon Binaku
7.Ardian Ismajli
8. Berat Gjimshiti
9.Frederik Veseli
10. Ermir Lenjani
11.Kastriot Dermaku
12.Mërgim Mavraj
13. Migjen Basha
14.Ledian Memushaj
15.Sabien Lilaj
16.Enis Gavazaj
17.Loret Sadiku
18.Emanuele Ndoj
19.Ylber Ramadani
20.Rei Manaj
21.Taulant Xhaka
22.Myrto Uzuni
23.Eros Grezda
24.Bekim Balaj
25. Xhakomo Vrioni
26. Andi Lila