
Astrit Hajdari është një prej gjetjeve të Panuçit gjatë kohës së shkuar, megjithëse nuk u thirr më nga trajneri i Shqipërisë. I aktivizuar me AEK-un, tifozët shqiptarë do i hidhnin sytë nga ky lojtar, duke parë një të ardhme të madhe te Hajdari.
Megjithatë në Greqi nuk po e aktivizonin më sapo erdhi te kuqezinjtë, duke i djegur karrierën në njëfarë mënyre. Tashmë mesfushori shqiptar do të rikthehet në Suedi, atje ku mund të harrohet edhe një rikthim me kombëtaren shqiptare.
Kjo jo vetëm për shkak të nivelit të kampionatit, por edhe dëshirave të vetë lojtarit për të zgjedhur një ekip. Kështu, i varur nga gruaja dhe fëmija që pritet të vijë së shpejti në jetë, Hajdari po kërkon një skuadër që të jetë sa më afër tyre. Gruaja e tij jeton në Gothenburg, e për këtë arsye është vetë drejtori sportiv i Orebros, që është shprehur se Hajdari ka refuzuar ofertën e tyre, vetëm për pozitë gjeografike dhe largësi nga familja e tij. /Shqiperia.ch/