You are here
Home > Kombëtarja > Shqipëria-Panuçi 1-0/ Jo gjithmonë të huaj janë modele, një leksion vjen nga Shqipëria

Shqipëria-Panuçi 1-0/ Jo gjithmonë të huaj janë modele, një leksion vjen nga Shqipëria

Aventura e Panuçit nuk mund të vazhdonte më gjatë, pas asaj fitore të marrë nga ana e Turqisë në Shkodër me rezultatin 0-2. Tekniku italian do të shkarkohej menjëherë nga FSHF, ndërsa vendin e tij do e merrte Bulku dhe Mema në transfertën e Andorrës.

Në këtë ndeshje kuqezinjtë tanë do të fitonin me rezultatin 3-0, duke u lehtësuar pas gjithë atij presioni psikologjik të marrë prej disa ndeshjesh. Në intervistat pas ndeshjes, gjithmonë lojtarët ngacmoheshin nga gazetarët për t’i dhënë një faturë të majme në gjithçka ndodhi Panuçit. Sigurisht që nuk do të ishte e drejtë dhe nuk ndodhi nga lojtarët e Kombëtares, që me një dinjitet për t’u admiruar, nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Por kjo nuk ndodhi me Panuçin, pavarësisht se ne i shohim gjithmonë modelet nga jashtë. Me intervistën e parë dhënë në mediat italiane, Panuçi nuk e mendon dy herë lënien e përgjegjësisë te Kombëtare: “Mungonte profesionalizmi dhe prandaj nuk arrita t’i përçoj idetë e mia”, do të shprehej tekniku italian. Por çuditërisht ky teknik do të kujtohej pas gjithë kësaj kohe se në Shqipëri mungon profesionalizmi, si për të mbuluar gjithë dështimet e tij. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top