90’+5′ Përfundon gjithçka. Andorrë-Shqipëria 0-3.
90’+4′ Abrashi shënon me kokë, pas super goditjes së dënimit nga Memushaj.Portieri bën të pamundurën për të evituar golin, ndërsa Abrashi e dërgon topin në rrjetë.
90′ Mbyllet koha e rregullt. Ka 5 minuta shtesë.
87′ Bekim Balaj vendos qetësinë te Shqipëria, duke shënuar pas një topi të rrëmbyer nga mbrojtësit kundërshtar. Pavarësisht devijimit të portierit, përfundon në rrjetë. Andorrë-Shqipëria 0-2.
85′ Sadiku provon një gjuajtje nga distanca, që shkon ngjitur me shtyllën.
78′ Aliji shpërthen bukur në krahun e majtë, por nuk shërben dot për Sadikun nga brenda zone.
70′ Pasime të bukura mes lojtarëve të kuqezinjve, por krosimi i Kaçe nuk përfundon si duhet te Sadiku.
65′ Zëvendësim te Shqipëria. Abrashi merr vendin e Xhakës.
55′ Përgjumje e kuqezinjve. Vendasit kërkojnë penallti për një prekje me dorë të Ismajlit, por nuk ka asgjë për arbitrin.
50′ Përplasje e frikshme e Hysajt, kokë më kokë me kundërshtarin. Futet menjëherë ekipi mjekësor.
46′ Nis pjesa e dytë.
45′ Mbyllet pjesa e parë. Andorrë-Shqipëria 0-1.
40′ Mbajtja e topit: Andorrë-Shqipëri 32:68
32′ Një inkursion fantastik i Uzunit në krahë nxjerr të lirë Xhakën në qendër, por nga farë pranë zonës, gjuajtja e mesfushorit është për t’u harruar.
30′ Minuta të qeta pas golit të Sadikut. Shqipëria kontrollon e qetë lojën, duke synuar për të gjetur të dytin.
23′ Një gafë qesharake në largimin e topit të portierit kundërshtar, bën që Armando Sadiku të shtyj topin në portën e boshatisur. Andorra-Shqipëri 0-1.
20′ E njëjta pasqyrë në këto minuta. Kuqezinjtë e provojnë në të gjitha mënyrat shënimin e golit, me lojtarët e Andorrës që e largojnë topin pa dashur të dinë se ku përfundon.
10′ Dominim i Shqipërisë, që e kërkon me çdo kusht golin në portën kundërshtare.
2′ Një penallti e mohuar për kuqezinjtë. Sadiku ndalohet në mënyrë të gabuar nga Victor brenda zone, por jo për arbitrin.
1′ Vetëm 30 sekonda dhe rasti i parë i rrezikshëm. Uzuni godet shtyllën pas një krosimi nga krahu i majtë.
1′ Nis takimi. Topin e parë e nisin vendasit. Në stadium dëgjohen vetëm tifozët shqiptarë.
Minutë pas minute
Sfida e dytë e kuqezinjve tanë është ajo në transfertën e Andorës, ku Shqipëria ka një histori të re, pas shkarkimit të Panuçit. Pak minuta më parë është bërë publike edhe formacioni i titullarëve me të cilin do të zbresin në fushën e lojës të dyja skuadrat.
Tek Shqipëria dallohet qartë “dora e re” që ka marrë drejtimin e stolit në këtë ndeshje. Kështu Ervin Bulku dhe Sulejman Mema kanë vendosur që këtë ndeshje tē zbresin në fushë me formacionin:
Formacioni zyrtar/ Berisha, Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Aliji, Basha, Kaçe, Xhaka, Uzuni, Grezda, Sadiku