
Ashtu edhe siç e do tradita, në prezantimin e lojtarëve të rinjë në ekipin e ri, portieri i Kombëtares sonë, Etrit Berisha ka dhuruar spektakël. Në prezantimin e tij mes lojtarëve të SPAL, i hipur mbi karrige, ka kënduar në gjuhën shqipe në mes të duartrokitjeve.
Etrit Berisha gjatë këtij prezantimi para shokëve të skuadrës, ishte duke kënduar vargjet e Naim Frashërit: “Shqipëri o nëna ime”. Padyshim një zgjedhje kjo e cila bën krenar edhe tifozët shqiptarë, duke parë dashurinë e madhe që kanë futbollistët e Kombëtares për vendin e tyre. /Zymer Selmanaj-Shqiperia.ch/