
Nëse mendoni se talenti dhe aftësia që një lojtar zotëron, mjaftojnë si të vetme për të ecur pafundësisht në karrierë, atëherë gaboheni rëndë! Përulja, është vlera më e madhe e njeriut, për të bërë hapa të mëdha.
Të përulesh, do të thotë të njohësh më së miri të shkuarën tënde dhe për asnjë moment të vetëm, të mos shkelësh mbi të, për t’u shitur në një tjetër mënyrë. Si një shembull perfekt për ta vërtetuar të gjithën këtë, shërben Elvis Kabashi.
Njeriu që doli nga akademia e Juventusit, rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve asokohe. Shpeshherë thuhet se ka edhe “tërbime” nga të mirat, ashtu siç i ndodhi Kabashit. Shqipëria do të interesohej për ta marrë, ndërsa lojtari, pa e vrarë aspak ndërgjegja do të shprehej me një letër të hapur: “Ju lutem mos më ftoni më, unë jam duke pritur Italinë”.
Pasi “çmenduria” për t’i marrë vendin Pirlos nuk shkoi askund, Kabashi vazhdoi karrierën me ekipet e ulëta të Italisë. Kulmin e tij do e arrinte me Ponederan, ndërsa siç do e shihni edhe me videot e ilustruara më poshtë, ky lojtar shënonte nga të gjitha pozicionet.
Aftësi të madhe zotëronte, por thjeshtë natyra ia kishte dhuruar njeriu të gabuar potencialin. Shumë shpejtë Elvisi do të “zhdukej” nga merkato, me Flamurtarin që tentoi të afronte këtë lojtar. Por mesa dukej betimi i Kabashit ishte i qartë, në Shqipëri nuk shkelte më kurrë. “Nuk vij, sepse aty nuk ka drita”. Një tjetër justifikim qesharak ky i një mesfushori tashmë 25-vjeçar, që me përulje do të luante në stadiumet më të mëdha të Europës, ndërsa sot e vetmja dritë që sheh, është ajo e dhomës së gjumit. Kjo pasi Kabashi është prej kohësh pa skuadër dhe asnjë interes nuk ka ardhur për nënshkrimin me të deri tani. /Shqiperia.ch/
Loan Watch: Elvis Kabashi played the full game & scored this amazing goal in Pontedera’s 3-2 defeat to Olbia. Udoh played the last 15 mins. pic.twitter.com/ypOaNfN9As
— Khaled Al Nouss (@khaledalnouss1) January 23, 2017
Loan Watch: Elvis Kabashi (90 mins) scored a last-minute winner to give Pontedera a 1-0 victory over Lucchese. Udoh played 70 mins. pic.twitter.com/NdDH2y5lzI
— Khaled Al Nouss (@khaledalnouss1) February 20, 2017
Loan Watch: Elvis Kabashi played 80 minutes & scored the winning goal for Pontedera as they beat Pro Piacenza 1-0. King Udoh played 5 mins. pic.twitter.com/eWTQkeaaUa
— Khaled Al Nouss (@khaledalnouss1) February 13, 2017
Loan Watch: Elvis Kabashi played the full game & scored his 3rd goal this season for Pontedera as they drew 2-2 with Pistoiese. pic.twitter.com/M9oaVqE4st
— Khaled Al Nouss (@khaledalnouss1) January 30, 2017