You are here
Home > Kombëtarja > Shqipëria nuk e luan “pisët”, Mihaj nuk është si rasti i Shani Tarashajt

Shqipëria nuk e luan “pisët”, Mihaj nuk është si rasti i Shani Tarashajt

Më parë Shani Tarashaj, e sot Enea Mihaj. Më parë në kurriz të Shqipërisë, e sot flitet për një situatë në në favor të saj. Dikur vinte si një leksion i marrë, sot e kishim ne mundësinë ta jepnim atë.

Përpara disa kohësh, karriera e Shani Tarashajt do të merrte fund në arenën ndërkombëtare, megjithëse cilësohej si një talent i së ardhmes. 1 minutë! Kaq ka mjaftuar që Zvicra ti digjte mundësinë futbollistit shqiptar, për të zgjedhur një tjetër përfaqësuese. Megjithëse nuk e kishte në projektin e saj, helvetët nuk ndjen aspak keqardhje për Tarashajn, duke e aktivizuar vetëm 1 minutë loje, që janë aq pak për futbollistin dhe sakrificën e tij, por mjaftueshëm për të mbyllur diskutimin e zgjedhjes së një tjetër përfaqësuese.

Tashmë këtë situatë Panuçi dukej se po e përsëriste me Mihajn. Tekniku italian e aktivizoi vetëm për pak minuta mbrojtësin që i tha 7 herë “JO” Shqipërisë, por mjaftueshëm për t’i mbyllur historinë e Greqisë. Futbollisti shqiptar ishte shumë pranë përfaqësimit të kundërshtarëve të përjetshëm të shqiptarëve, ndërsa e gjitha kjo histori mund të kthehet edhe në një shembull, precedenti Tarashaj e vërtetonte.

Gjithsesi, Shqipëria dhe Panuçi kanë bërë zgjedhjen e tyre, për të mos luajtur “pisët”. Enea Mihaj do të jetë pjesë e Kombëtares edhe për ndeshjet e tetorit, duke u konsideruar pjesë e rëndësishmë e kuqezinjve. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top