
Shqipëria luan gjatë ditës së nesërme në stadiumin “Hampdem Park”, në Glasgou të Skocisë. Ndonëse shumë larg vendit tonë për hapsirë gjeografike, tifozët shqiptarë nuk e braktisin Kombëtaren.
Faktikisht këtu nuk ka asgjë të re, pasi tifozët tanë asnjëherë nuk e kanë lënë vetëm ekipin Kombëtar, sado larg të ketë qënë ndeshja e Shqipërisë, ata sërish kanë udhëtuar për t’i ardhur në ndihmë lojtarëve, si lojtari i “12-të”.
Megjithatë ajo që vlen për t’u theksuar, është se nesër në mbrëmje priten të jenë më shumë se 500 tifozë shqiptarë në Glasgou, të cilët do të mbështesin Shqipërinë. Pavarësisht se numri i përcaktuar për tifozët kuqezinjë ishte rreth 300 bileta, pritshmëria është që në Glasgou të arrijnë maksimalisht deri në 1000 tifozë shqiptarë.
Një grupim i parë ka ardhur që në mbrëmjen e sotme, rreth 50 të tillë, të cilët kanë mbërritur në Skoci nga Londra. /Rexhino Begolli- Shqipëria.ch/