You are here
Home > Kombëtarja > Shqipëria në “rregjim ushtarak”, mesfushori i Izraelit: Ne luajmë edhe me lojra, momente të bukura  

Shqipëria në “rregjim ushtarak”, mesfushori i Izraelit: Ne luajmë edhe me lojra, momente të bukura  

Nëse Panuçi vendos “rregjim ushtarak” dhe nuk lejon pëshpëritjen më të vogël në stërvitjen e Kombëtares, një tjetër tablo është ajo që paraqitet nga ana e Izraelit.

Trajneri i kundërshtarëve që do të ketë Shqipëria në 7 shtator, Andy Herzog, ndjek një tjetër strategji me futbollistët e tij. Ai i ka vendosur një liri të plotë për ta, madje duke i lënë edhe një dhomë lojrash në dizpozicion, për të kaluar kohën e tyre të lirë.

“Këtu gjërat duken sikur kanë ndryshuar për mirë. Duket sikur kemi fituar më tepër eksperiencë dhe linjat që ne duam të ndjekim janë shumë të qarta. Duhet të flasim sa më shumë, të dalim gjithmonë në media dhe të jemi më të përqëndruar. Gjithashtu kemi edhe një dhomë lojrash për kohën tonë të lirë. Po ia kalojmë vërtet shumë bukur”, ka thënë mesfushori i Izraelit, Dan Glazer për mediat izraelite. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top