
As më pak dhe as më shumë, por një skandal i vërtet erdhi nga Kosova. Të gjitha ato hapa përpara që u bën për të dërguar Kosovën në organizmat më të lartë të futbollit dhe për t’u njohur si një realitet i ri, tashmë ishim po prapë ne, armiqtë e vetvetes, që kërkojmë të kthehemi në pikën 0.
Për të qenë më konkret, kompania Artmotion në prononësi të Shkëlqim Devollit, që konkurron në tregun e transmetimit televiziv, ka arritur marrëveshjen me Radiotelevizionin e Serbisë dhe Telekomin e Serbisë, për të blerë të drejtat e Champions League e për t’i transmetuar ato në territorin e Kosovës.
Sipas asaj që u përfol në orët e fundit në mediat kosovare, transmetimi i ndeshjeve të kompeticionit më madhor të Europës, do të bëhej në gjuhën serbe.
Në lidhje me këtë çështje, ka reaguar edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i cili është shprehur se është e papranueshme që të ketë një transmetim në gjuhën serbe, duke marrë parasysh të gjithë historinë e sportit në Kosovë.
Reagimi i plotë
Është e papranueshme që pas aq shumë mundimeve, vuajtjeve e sakrificave për të ndërkombëtarizuar sportin e Kosovës, e veçanërisht futbollin, sot të ketë tendenca që të vihet në pikëpyetje anëtarësimi ynë në UEFA e FIFA, nga pretendimet për të transmetuar në Kosovë Ligën e Kampioneve të UEFA-së, përmes Radio Televizionit të Serbisë.Kosova është e barabartë në UEFA dhe FIFA dhe për këtë më së shumti jemi borxhli ndaj Legjendës së Sportit tonë, Fadil Vokrrit. Është fyerje edhe ndaj tij dhe gjithë atyre që kanë dhënë e sakrifikuar aq shumë për të përjetuar emocionet si ato që kishim në ndeshjen premierë Kosovë – Ishujt Faroe. Nëse lejohet një hap i tillë, esencialisht mund të kontestojë barazinë tonë me shtetet e tjera në UEFA dhe FIFA.Kosova është shtet i pavarur e sovran dhe Serbia nuk mund të ketë kurrë me asnjë kompetencë mbi Kosovën, as për sport e as për asnjë gjë tjetër. Si Ministër i Sportit, pres që të gjitha institucionet përgjegjëse të kryejnë detyrat e tyre për të garantuar pavarësinë e sportit të Kosovës, qoftë në fushat e blerta apo në ekranet tona televizive.Ashtu siç nuk mundet më Serbia të organizojë ndeshje futbolli në territorin e Kosovës, nuk mundet as të marrë të drejta për transmetime televizive në Kosovë, sepse ndryshe ky do të ishte cenim i integritetit territorial të shtetit tonë.