
Shqipëria ka mbërritur në destinacionin e saj, teksa do të ndeshet me Andorrën në transfertë gjatë ditës së nesërme. Futbollistët shqiptarë janë sistemuar tashmë dhe po bëhen gati për stërvitjen e parë në prag ndeshje pa Panuçin.
Kështu në orën 19:00 do të zhvillohet edhe përgatitja e parë e skuadrës kuqezi, që do të jetë në drejtimin e Ervin Bulkut dhe Sulejman Memës. Gjithë vështrimi i tifozëve shqiptarë mbetet te Kombëtarja, që duhet të tregojë një reagim pas gjithë rezultateve negative të arritura në kohët e fundit. /Shqiperia.ch/