You are here
Home > Futboll Bota > Shqipëria “mace e zezë”, axurët nuk fitojnë që prej një viti

Shqipëria “mace e zezë”, axurët nuk fitojnë që prej një viti

Mund të tingëllojë çuditshëm por Shqipëria ka lënë një shije të hidhur tek “miqtë” përtej detit. Italia e Mançinit është në krizë për rezultat. Gati-gati edhe më dobët se Kombëtarja e Panuçit. Prej afro një viti, Italia nuk njeh fitore. Atë të fundit e ka rregjistruar pikërisht ndaj Shqipërisë më 9 tetorin e kaluar me rezultatin 0-1 në kualifikueset e Botërorit Rusi2018. Për herë të parë që nga viti 1959, Italia ka kaluar një vit kalendarik pa asnjë fitore.

Ndërsa ndeshja e ardhshme ndërkombëtare do të jetë pas 9 tetorit, Italia mund të thuhet që do të shkojnë një vit pa fituar një ndeshje.Skuadra arriti dy barazime dhe dy humbje, duke përfshirë edhe dështimin për të mposhtur Suedinë për kualifikime në botëror. Herën e fundit që Italia ka kaluar një total prej 12 muajsh pa një fitore ishte në vitin 1958 dhe 1959./Shqipëria.ch/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top