You are here
Home > Kombëtarja > Shqipëria luan në “shtëpinë e re” të Grezdës, skocezët e braktisin Kombëtaren

Shqipëria luan në “shtëpinë e re” të Grezdës, skocezët e braktisin Kombëtaren

Shqipëria do të luajë në ditën e nesërme ndaj Skocisë, në takimin e vlefshëm për Ligën e Kombeve. Faktikisht, kemi dy pasqyrime të ndryshme që na vijnë nga kampet respektive. Nga njëra anë, kuqezinjtë mund të buzëqeshin pas asaj fitore të marrë ndaj Izraelit, ndërsa nga ana tjetër, dëshpërimi ndihet lehtësisht te Skocia.

Ajo humbje e thellë ndaj Belgjikës, më e rënda në 45 vitet e fundit, ka bërë që situata të përkeqësohet edhe më shumë. Kjo ndihet lehtësisht edhe në interesin e tyre për të qenë të pranishëm në takimin hapës për ta në Ligën e Kombeve, atë ndaj Shqipërisë.

Sipas asaj që raportojnë mediat skoceze, deri më tani janë shitur më pak se 20.000 bileta, praktikisht as sa gjysma e kapacitetit të stadiumit. Shqipëria do të luajë në Glasgou Rangers, “shtëpinë e re” të Eros Grezdës për këtë sezon të ri, që me kapacitet të plotë mirëpret 50.817 tifozë.

Mesa duket nesër do  ta shohim disi më të zbrazur, të paktën deri më tani, sepse biletat vazhdojnë të jenë në shitje. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top