Kombëtarja e Shqipërisë ka njohur pesë kundërshtarët për një vend në “Euro2020”. Franca, Islanda, Turqia, Moldavia dhe Andora. Dy skuadrat e fundit dhe ato më pak modeste nuk kanë nevojë për të diskutuar pikët. Franca, Islanda dhe Turqia. Të paktën duhet të lëmë pas dy prej tyre për të shpresuar një udhëtim si ai i Euro2016. Në kualifikueset e europianit të shkuar.
Shqipëria arriti të surprizojë dy herë Francën. Fitore në “Elbasan Arena” me atë gol fantastik të Kaçes dhe barazim 1-1 në Francë me golin e Mavraj. Ndonëse katër pikët ishin morale dhe jo në klasifikim, Shqipëria arriti të tregojë forcë edhe për 90’ minuta kur po i njejti kundërshtar na mposhti në grup vetëm në kohën shtesë. Turqia, këtu hynë në lojë Sadiku. Bomber i Shqipërisë i ka ende të freskëta kujtimet me dy gola në Antalia.
Panuçi e mbylli 2017 me një fitore dhe rezultati 2-3 ishte një fitore që u festua gjatë. Franca dhe Turqia, dy ekipe që Shqipëria i njeh. Sa i përket Islandës, mbetet një ekip mjaft i fortë. Këtë e ka treguar dhe në “Euro2016” apo edhe në botërorin e këtij viti. Gjithsesi, Shqipëria do të luftoj fort të paktën me Turqinë dhe Islandën. Deri në mars disa nga lojtarët e dëmtuar si Sadiku, Roshio apo edhe Abrashi, priten të jenë gati për të mprehur dhëmbët dhe të synojnë një tjetër arritje historike./Shqiperia.ch/