Shqipëria U-17 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në muajin gusht ndaj Bosnjes U-17. E para do të zhvillohet në datën 13 gusht, ndërsa tjetër vetëm dy ditë më vonë. Në Itali e kanë zyrtarizuar thirrjen e sulmuesit të Parmës, që do t’i bashkohet kuqezinjve.
Bëhet fjalë për Klajdi Lushan, që është grumbulluar edhe më parë te Shqipëria. Një element për t’u mbajtur në vëzhgim, ndërsa me të rinjtë e Parmës shpeshherë e ka shfaqur edhe potencialin për të gjetur lehtësisht rrjetën. /Shqiperia.ch/