You are here
Home > Kombëtarja > Shqipëria ka nevojë për një si Shabani! Tregoi gjithçka ndaj AEK-, bavarezi është fenomen

Shqipëria ka nevojë për një si Shabani! Tregoi gjithçka ndaj AEK-, bavarezi është fenomen

Nëse më parë keni pasur ndonjë dyshim në lidhje me cilësitë apo potencialin që zotëron Meritan Shabani, atëherë duhet që ta ndryshoni mendimin tuaj.

Do të ishte mirë, pasi flasim për një lojtar dhe talent të pastër, që nuk e ka një të dytë. Tashmë është e qartë, Shqipëria ka nevojë për një lojtar të këtij kalibri, ndërsa brenda pak vitesh Shabani do të jetë në elitën e futbollit.

Gjithçka tregoi ndaj AEK U-19 me të rinjtë e Bajernit, në atë takim të vlefshëm për “UEFA Youth League”. Nëse talenti shqiptar është në ditën e tij, bararezët do të fitojnë, në të kundërt, ata do të humbasin. Kjo është një matematikë e thjeshtë që të tregon për rëndësinë e këtij njeriu.

Një nga futbollistët më të mirë të takimit ishte edhe për ditën e sotme. Nëse lojtarët kundërshtarë mendojnë se e kuptuan lëvizjen e Shabanit, atëherë menjëherë bëhen gati të tërheqin mbrapsht, atë që sapo u kaloi ndërmend. Kjo sepse Meritani gjithmonë të surprizon me lëvizjen e tij dhe kjo është një karakteristë e një lojtari që premton aq shumë për të ardhmen.

E për ta përfunduar me realizimin, që Shabani ta bën aq të thjeshtë atë gjetjen e rrjetës, ndërsa Shqipëria po e vuan aq shumë. Një lojtar si Meritan Shabani për kuqezinjtë, sa mirë që do të ishte. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top