
Arritja me Shqipërinë në Europianin e Francës, ishte një histori suksesi jo vetëm për kuqezinjtë, por edhe për vetë trajnerin e Kombëtares asokohe, De Biazi.
Që nga ajo kohë, që nga ajo ndarje, të dyja palët duket se kanë humbur nga njëra-tjetra. Shqipëria nuk është në momentin e saj më të mirë, ndërsa De Biazi nuk po arrin të gjejë një ekip apo Kombëtare të re.
Pasi ka dështuar në misionin e tij për të marrë detyrën e trajnerit, tashmë ish-trajneri i Shqipërisë ka mbyllur me sukses aventurën e re në televizon, në rolin e analistit. Ai do të jetë pjesë e emisionit sport “90 minuto”. /Shqipëria.ch/