Shqipëria U-15 ka fituar pastër ndaj Malit të Zi, duke e mundur me rezultatin 3-0. Futbollistët e vegjël kanë “shëruar sëmundjen” e hershme të kuqezinjve, të cilët e kanë problematike shënimin e golave.
Nga Kombëtarja e madhe, e për të përfunduar tek më të vegjëlit. E megjithatë, e kundërta ndodhi në takimin e sotëm ndaj Malit të Zi. Gjithçka nisi në mënyrën më të mirë, me golin e Cerenit pa shkuar ende minuta e parë.
Më pas do të ishte Maksuti dhe Halilaj, ata që kanë realizuar golat e tjerë për kuqezinjtë, në takimin miqësorë që është zhvilluar në “Loro Boriçi”, duke ndihmuar edhe në rritjen e moralit brenda lojtarëve. /Shqiperia.ch/