
.Pas fitores së djeshme kundër Shqipërisë me rezultatin 2-0, në kampin izraelit janë tepër otpimist për një kalim të tyre në fazën pasardhëse të “Ligës së Kombeve”. Brënda një javë ata e shohin veten në vendin e parë të Ligës D, me 6 pikë.
Të gjithë vëmendjen në Izrael, e ka marrë trajneri Herzog, teksa ky i fundit ka dhënë dhe një intervistë ditën e sotme për një media izraelite. Pavarsisht se Kombëtarja e tij nuk arriti në asnjë moment të sulmonte apo dominonte kundërshtarin, Shqipërinë, ai un shpreh mjaft i bindur dhe se ekipi që ai drejton ka arritur të fitonte këtë sfidë me meritë.
“Në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Shqipërisë, arritëm të përmirsohemi. Gjithashtu tek ekipi pash gjëra pozitive, energjinë dhe një skuadër që kishte humor të mirë. Në pjesën e dytë këto cilësi u dukën më shumë dhe për hir të këtyre ne meritonim të fitonim”, u shpreh trajneri i Izraelit Herzog. /Rexhino-Begolli Shqiperia.ch/