
Tre Kombëtare, të treja me të njejtat pikë. Në Ligën e Kombeve kanë shpërthyer surprizat e për më tepër në Ligën C, aty ku Shqipëria garon me Skocinë dhe Izraelin. Këta të fundit kanë shokuar në shtëpi ishullorët. Izraelitët kanë fituar më rezultatin 2-1 ndaj Skocisë duke hapur çdo gjë për vendin e parë.
Në fillim ishte Skocia e cila mbyllte pjesën e parë në avantazh, por nisja e të dytës foli për aziatikët. Të ndihmuar edhe nga një karton i kuq, Izraeli arriti të përfitojë duke shënuar golin e fitores. Tani në grupin C padyshim ka festë dhe kaos në të njejtën kohë.
Të tri Kombëtaret gjenden me pikë të barabarta ku renditjen e pelërcaktohnë vetëm golavarazhët për momentin. Në këtë pikë Shqipëria mund të hedh poshtë të gjitha planet e krijuara. Panuçi mund t’i gëzohej një barazimi, megjithëse me situatën e krijuar nuk ka asnjë kompromis, veçse me fitoren.
Grupi po bëhet mjaft i nxehtë. Shqipëria mposht Izraelin në fillim, më pas mposhtet nga Skocia e kjo e fundit humb në Izrael. Tani finalja e parë luhet të dielën. Shqipëria luan shansin e artë për te treguar forcën e vërtetë ndaj aziatikëve, në të kundërt, ndeshja e kthimit ndaj Skocisë nuk mund të premtojë shumë për djemtë e Panuçit. E gjithë vëmendja tanimë përqendrohet në takimin e të dielës, aty ku Kombëtarja e Shqipërisë duhet t’i bëj mirë llogaritë përpara se të vuloset një vitë totalisht negativ. Fitorja do të ishte rezultati më i pëlqyer, por nuk duhet të hidheshim shumë në aventurë, sespe në këtë grup ndodh gjithçka. /Shqiperia.ch/