You are here
Home > Futboll Bota > Shqipëria fërkon duart, në thatësirën e golave shpëtimi është… DURMISHAJ

Shqipëria fërkon duart, në thatësirën e golave shpëtimi është… DURMISHAJ

Fiorin Durimishaj mund t’i bashkohet kombëtares shqiptare që në ndeshjen ndaj Turqisë. Sipas të gjitha gjasave, kjo lëvizje mund të ndodhë duke parë gjithë rrethanat. Nga njëra anë Shqipëria është në një thatësirë golash, e nga ana tjetër Durmishaj i ofron ato me shumicë.

Në 16 ndeshje të zhvilluara këtë sezon në Greqi me një ekip si Paninonos, sulmuesi shqiptar ka arritur të shënojë 6 gola dhe të jap një pasim vendimtar. Këto shifra nuk janë keq për një futbollist, që luan në një skuadër mesatare në Greqi, atje ku shpeshherë goli duhet nxjerrë edhe nga hiçi.

Panuçi e kërkoi këtë futbollist edhe së fundmi, por për shkak të vonesës dhe problemeve që u hapën në vendin fqinj, Durmishaj nuk erdhi në vendlindje. Gjithsesi, një gjë e tillë është vetëm çështje kohe që të ndodhë, me lojtarin në fjalë që ka gjithë vëmendjen e tifozëve shqiptarë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top