You are here
Home > Kombëtarja U-17 > Shqipëria është e pafat, kuqezinjtë eleminohen nga kroatët

Shqipëria është e pafat, kuqezinjtë eleminohen nga kroatët

Shipëria U-18 pas një paraqitje fantastike në fazën e grupeve dhe pas kalimit të Zelezincar në çerekfinale, sot u mund për herë të parë në turne Këarneska Rivijera. Do ishte një humbje e dhimbshme për kuqezinjtë kundër Rijekes me rezultatin 2-0.

Takimi ishte i vlefshëm për gjysmë finalen e turneut dhe u mbyll me kalimin e vendasve në finale. Rezultati mund të bëjë të duket se kroatët kanë fituar pastër, por nuk ishte kështu. Loja do fillonte me një marsh më tepër të Rijekas që do sillte edhe një gol nga goditja e dënimit. Ekipi i Olsi Ukut do reagonte shumë shpejt ku do kishte dy raste shumë të mira me Gjumsin dhe Stafen.

Por rregulli i pashkruar i futbollit kur nuk shënon do pësosh doli në skenë edhe tani. Pas një kundërsulmi do ishte sërish Rijeka që do gjente golin e dytë. Pjesa e parë mund të mbyllej në shifra të tjera nëse topi i goditur nga Musai nuk do përfundonte në shtyllë.

Fillimi i pjesës së dytë do i gjente kuqezinjtë më kërkues, por fati dhe pasaktësia e djelmoshave tanë do bënte që rezultati të mos ndryshohej. Në një atmosferë shumë të ngrohtë në stadium ku ishin të pranishëm edhe tifozë, Shqipëria u mund 2-0. Kuqezinjtë do mbyllin përfundimisht këtë aventurë që mund të quhet shumë pozitive ditën e sotme, ku do luajnë për prestigjin që jep vendi i tretë. /Endri Cinari-Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top