
Marrëdhënia e veçantë e tifozëve shqiptarë me De Biazin, vazhdon pavarësisht largimit të teknikut italian nga Kombëtarja. Gjithmonë kur hasen me arkitektin që na dërgoi në Europian, e takojnë dhe i ofrojnë gjithë mbështetjen dhe përgëzimet e tyre, për atë arritje historike.
Në Kortina të Italisë ku De Biazi ka ngritur një qendër për të formuar talentet e reja, kanë rregjistruar fëmijët e tyre edhe shumë shqiptarë. Pra pavarësisht atij largimi, sërish italiani shpëton nga mbështetësit e kuqezinjve, pasi qendra mbushet vetëm me fëmijët shqiptarë dhe nuk është e nevojshme të pritet gjatë për të marrë përfitimet e para.
De Biazi ka konsumuar një drekë miqësore me prindërit shqiptarë, duke shprehur gjithë krenarinë e tij: “Me një komunitet shqiptarësh që më ftuan në Kortina. Kam mbështetjen e shqiptarëve dhe kjo më bën të ndihem krenar pasi më takojnë kudo që shkoj”, ka thënë De Biazi. /Shqiperia.ch/