You are here
Home > Futboll Bota > Shqipëria e projekton si kapiten, në Greqi e kanë me Mavrajn: I ngathët dhe nuk formon dyshen e duhur

Shqipëria e projekton si kapiten, në Greqi e kanë me Mavrajn: I ngathët dhe nuk formon dyshen e duhur

Arisi i Selanikut është mundur ditën e shtunë kundër skuadrës së Panionosit me rezultatin 1-0. Pjesë të ekipi të Arisit janë dhe legjionarët e Kombëtares tonë, Mërgim Mavraj dhe  Migjen Basha.

Mërgim Mavraj rikthehet aty ku e ka vendin e tij, në qëndër të mbrojtjes. Si në çdo skuadër që merr një humbje, gjithashtu duhet të presë edhe kritika, sidomos nga media. Kjo gjë nuk i ka munguar as ekipit Arisit, por veçanërisht mbrojtësit kuqezi. Sipas  Aleksis Tsarouchas, një nga gazetarët grek më të njohur në fushën e sportit, ditën e sotme ka shkruar: “Për mua hyrja në fushë e mbrojtësit  portugez, Hugo Sosua, ishte e drejtë, pasi dyshja e mbrojtjes Mavraj dhe Tzanakakis ishin të ngadaltë dhe nuk  ishte e duhura. Kur ekipi verdhezinjve sulmonte, dyshja e qëndërmbrojtjes e kishte të vështirë të kthehej shpejt në vendin që u takonte në kundërsulmet e skuadrës së Paninosit, pasi Tzanakakis dhe  Mavraj ishin shumë të ngathët”, analizoi gazetari grek.

Me disfatën e pësuar në fundjaë, skuadra e verdhezinjve të Arisit është shkëputur 4 pikë nga vendi i parë, që mbahet nga rivalët e tyre të përjetshëm, Paoku. Ditën e djeshme trajneri i kuqezinjve, Kristian Panuçi, deklaroi se Mërgim Mavraj është një nga kandidatët për shiritin e kapitenit të Shqipërisë. /Shqipëria.ch/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top