
Ardian Ismajli është një futbollist me aftësi të jashtëzakonshme, ndërsa në Kroaci po shpallet gjithmonë tek më të mirët. Jo më kot kjo, pasi flasim për një lojtar që po udhëheq Hajdukun e Splitit, që së fundmi e ka shumë të vështirë të pësojë gol.
Saktësia e mbrojtësit shqiptar është vetëm për t’u përgëzuar, pasi në të shumtën e rasteve, ndërhyrjet e tij janë të sakta. E vështirë t’i kalosh këtij njeriu, që i tregojë të gjithë vlerat e tij edhe me Kombëtaren në pak minuta.
Së fundmi, “Telesport.hr” ka publikuar formacionin e javës në Kroaci, atje ku gjendet sërish Ismajli. Kjo është e disata herë rradhazi që ky lojtar përfshihet si më i miri në kampionatin kroat, duke ia lehtësuar akoma edhe më shumë hallet Panuçit, sa i përket dy takimeve të marsit. /Shqiperia.ch/