
Suksesi i arritur me Shqipërinë, ka bërë që De Biazi të jetë sërish një kandidat i mundshëm për të marrë drejtimin e një Kombëtare. Këtë herë nuk bëhet fjalë për kontinentin europian, pasi kërkohet marrëveshja me Ekuadorin.
Përfundimi pozitiv i kësaj çështje do të jetë i vështirë, pasi në lojë ka edhe legjenda të futbollit botëror. Bëhet fjalë për Jurgen Klinsman, pa harruar edhe bukurinë e futbollit holandez që vjen Sedorf. Të dy këta teknikë vijnë me një CV më të pasur, që mund të bindin drejtuesit e Ekuadorit.
Por këta të fundit preferojnë Spaletin. Kontaktet kanë nisur prej kohësh, ndërsa e gjithë kjo histori pritet të mbyllet në shtator. /Shqiperia.ch/