You are here
Home > Kryefaqja > Shqipëria e femrave ka përmirësim ndaj Polonisë, tashmë nuk pësohen më 12 gola në 90 minuta

Shqipëria e femrave ka përmirësim ndaj Polonisë, tashmë nuk pësohen më 12 gola në 90 minuta

Shqipëria U-19 e femrave është duke zhvilluar kualifikueset sa i përket europianit, megjithatë kjo aventurë e tyre nuk po shkon në mënyrën më të mirë.

Më saktësisht, nisi në mënyrën më të keqe, teksa në ndeshjen e parë ka humbur me rezultatin 12-0 ndaj Hollandës. Një ndeshje tërësisht për t’u harruar, ndërsa autokritikat e futbollisteve që drejtohen nga Nevil Dede, ka ardhur në takimin ndaj Polonisë.

Këtë herë lojtaret kuqezi, janë mundur me rezultatin 1-0 falë një goli të pësuar në minutat e fundit, ndërsa kishin shpëtuar edhe nga një 11-metërsh i shpërdoruar i polakeve. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top