
Një nisje të kualifikueseve aspak të mirë kanë bërë futbollistet U-19 vjeçare të cilat drejtohen nga Nevil Dede, teksa kanë humbur me rezultatin 12-0 ndaj Hollandës.
Autokritika e Shqipërisë do të vinte që në ndeshjen pasardhëse, teksa Polonia duhej të djersiste shumë në fushën e lojës, për të fituar me rezultatin e ngushtë 1-0. Në ndeshjen e sotme ka ardhur edhe autokritika më e madhe e femrave U-19, të cilat kanë befasuar rivalet e Bjellorusisë U-19, duke fituar me rezultatin 3-1.
Autoret e golave do të ishin Lufo, Halilaj dhe Begallo, kjo e fundit nga pika e penalltisë. Me këtë fitore Shqipëria U-19 e femrave e mbyll renditjen në vendin e tretë, duke ngelur jashtë europianit dhe duke mos shfrytëzuar as mundësinë e vendit të tretë më të mirë. Në bazë të këtij rregulli, është Greqia dhe Kosova që shkon më tej. /Shqipëria.ch/