You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Shqipëria e Bogdanit nuk i beson syve, Ukraina na “vjedh” fitoren në “Niko Dovana” (VIDEO)

Shqipëria e Bogdanit nuk i beson syve, Ukraina na “vjedh” fitoren në “Niko Dovana” (VIDEO)

Shqipëria U-19 e cila drejtohet nga ana e Erion Bogdanit, ka luajtur një sfidë mjaft delikate në ditën e sotme, teksa u përballë ndaj Ukrainës U-19, në takimin e humbur me rezultatin 0-1. Këtu filloi edhe aventura e kuqezinjve të vegjël me dëshirën e tyre për të arritur europianin, ndërsa ky objektiv është mjaft i vështirë për t’u arritur, duke parë kundërshtarët që gjenden përballë tyre.

Një leksion nga kuqezinjtë e vegjël mund të quhej ai e pjesës së parë, atje ku futbollistët e drejtuar nga Bogdani, kanë dominuar kundërshtarin e tyre në çdo aspekt. Gjuajtjet dhe rastet e pastra në drejtim të portës kundërshtare, u përkasin të gjitha kuqezinjve.

Skemat e praktikuara gjatë lojës dhe mënyra për të shkuar drejt portës kanë qenë të shumta, por ajo që ka munguar ka qenë fati dhe finalizimi. Nga mbrojtësi Kumbulla te mesfushori Gerktos, të gjithë kanë pasur mundësinë e gjetjes së avantazhit, në atë pjesë të parë të përfunduar me rezultatin 0-0.

E njëjta panoramë u paraqit për 85 minuta, ndërsa Ukraina na ndëshkon me rastin e parë, për të “vjedhur” tre pikët në “Niko Dovana”. Teksa Shqipëria ishte hedhur e gjitha në kërkim të avantazhit, një kundërsulm perfekt i udhëhequr nga Modrik, ka sjellë golin e vetëm të takimit. Mungesa e fatit dhe saktësisë përpara portës kundërshtare, mëkat, por më të mirët e këtij takimi janë ata që dalin kokëulur. /Shqipëria.ch/

 

Shqipëri-Ukrainë U-19 0-1 (Modrik 84′)

Shqipëria U-19: Alia, Kalaj, Ismailgeci, Kumbulla, Isufi, Rama, Lakti, Gkertsos, Pasha, Karica, Muçi.

Ukraina U-19: Ltaif, Snurnitsyn, Kharzhevski, Ahapov, Jarosh, Supriaha, Tsitaishvili, Horin, Bondarenko, Kashçuk, Sikan.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top