You are here
Home > Kombëtarja > Shqipëria e Bogdanit ia del në një farë mënyre, mban Norvegjinë në ankth deri në sekondën e fundit

Shqipëria e Bogdanit ia del në një farë mënyre, mban Norvegjinë në ankth deri në sekondën e fundit

Përmbledhja e ndeshjes

90’+4′ Përfundon ankthi për Norvegjinë, mbyllet takimi, merret fitorja e shumëkërkuar për të kaluar më tej në “Elite Raund”. Shqipëri-Norvegji U-19 0-1.

90′ Rast i artë për Frokun. Nuk e merr dot mirë topin, teksa gjendej i vetëm përballë portierit. Bogdani e duartroket, lojtari nuk i beson syve se çfarë ka humbur.

80′ Asgjë për t’u nënvizuar. Lojë pa shumë ritëm, ndërsa kuqezinjtë rrinë në pjesën më të madhe në gjysmëfushën e tyre.

62′ Tjetër gol i anulluar për norvegjezët. Kristensen realizon një gol të bukur, por anësori e bën të pavlefshëm, pasi një lojtar që gjendej në pozicion jashtë loje kishte zënë rrezen e portierit.

52′ Norvegjezët shënojnë golin e dytë, por anësori e ndal për pozicion jashtë loje. Aliaj bëri një pritje me reflekse të mira më parë.

46′ Nis pjesa e dytë.

45′ Mbyllet pjesa e parë. Shqipëri-Norvegjia U-19 0-1.

42′ Ismail Geci e tepron me mbajtjen e topit në zonën tonë dhe gabon, por nuk përfitojnë kundërshtarët.

30′ Gabimi fatal i Isufit, nxjerr kundërshtarin me portën e boshatisur, teksa i duhet vetëm të shtyjë topin në rrjetë. Shqipëri-Norvegji U-19 0-1.

25′ I barabartë takimi deri në këtë moment. Luhet në mesfushë dhe nuk ka shumë raste në portat respektive.

15′ Loja deri tani kontrollohet nga Shqipëria, megjithatë mungojnë gjuajtjet dhe rastet e pastra drejt portës.

1′ Nis takimi. Topin i parë i shkelmuar nga kuqezinjtë.

Përpara ndeshjes

Shqipëria luan sot ndeshjen e fundit të vlefshme për kualifikueset e Europianit. Pas dy humbjeve deri diku të pamerituara, në ndeshjet e kaluara, grupi i lojtarëve që drejtohet nga Bogdani kërkojnë ta mbyllin me një rezultat pozitiv ndaj Norvegjisë.

Shumë ndryshime në formacion nga ana e Shqipërisë U-19, deri diku edhe të detyruara, pasi disa lojtarë janë të penalizuar për shkak të kartonëve të verdhë.

Formacioni i Shqipërisë U-19: Aliaj, Doda, Isufi, Pjetri, Ismail Geci, Rama, Gercos, Celhaka, Karica, Lahti, Nezha

LIVE Shqipëri-Norvegji U-19 0-0

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top