Ditën e sotme Kombëtarja U-15 ka arritur të mposht vetëm pak çaste më parë 15-vjeçarët e Malit të Zi me rezultatin 0-1. Goli për kuqezinjtë u shënua nga Eraldo Maksuti në fundin e ndeshjes, teksa me këtë finalizim arriti t’i jepte një fitore të merituar Shqipërisë.
Kujtojmë që para pak ditësh Shqipëria U-15 e mposhti me rezultatin 3-0 Malin e Zi. Ditën e sotme arritën të fitonin për herë të dytë brënda pak ditësh. Mesa duket grupmoshat e Kombëtares po tregojnë aftësitë e tyre, përballë bashkmoshatarëve fqinj, teksa në 2 sfida kanë mundur ti realizojnë plot 4 gola, duke e mbajtur portën e tyre të paprekur.
Ajo që na duhet të thkesojmë, është fakti që në krye të 15-vjeçarëve kuqezi është trajneri Eqerem Memushaj, i cili arriti të fitonte kundër Malit të Zi në qytetin e Podgoricës në një miqësore mes dy Kombëtareve. Kjo është fitorja e dytë rradhazi që marrin kuqezinjtë e vegjël, duke treguar se me të vërtetë e ndjejnë atë fanellë të rëndë që mbajnë të veshur. /Shqiperia.ch/