You are here
Home > Bundesliga > Shqipëria do e kishte luks një të tillë, trajneri i Wolfsburgut: Duhen lojtarë si Rexhbecaj, edhe të argëton

Shqipëria do e kishte luks një të tillë, trajneri i Wolfsburgut: Duhen lojtarë si Rexhbecaj, edhe të argëton

Elvis Rexhebecaj është një prej talenteve shqiptarë më në zë që luan në Bundesligë. Padyshim që flasim për një lojtar me të ardhme të garantuar, ndërsa gjen vend edhe në një klub të tillë të njohur në elitën e futbollit gjerman.

Në takimin e djeshëm ka luajtur nga minuta e parë për skuadrën e tij, në atë fitore të marrë ndaj Leipzig me rezultatin 1-0. Mesfushori 21 vjeçar i lindur në Prizren, ende nuk e ka bërë zgjedhjen e tij sa i përket përfaqësueses, ndërsa i duhet të vendos mes Kosoës, Shqipërisë dhe Gjermanisë.

Vlerësime të mëdha vijnë edhe nga trajneri i Wolsburgut, Labbadia, që e ka ngritur figurën e futbollistit shqiptar në majat më të larta. “Ne jemi duke kërkuar në këtë skuadër, lojtarë me karakteristikat që i mishëron ky futbollist. Ai e meriton vendin e titullarit, pasi është i pranishëm në të gjitha stërvitjet e ekipit. Gjithmonë kërkon të bëj më të mirën, pa harruar gjithashtu që është edhe argëtues. Punon gjithmonë shumë në gjërat e tij dhe është shumë e këndshme të shohësh lojtarë të tillë në skuadër”, u shpreh Labbadia. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top