You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Shqipëria dhe Lala e sollën “në jetë”, Aliu lë pas 5 operacionet: Faleminderit, zgjedh Kosovën!

Shqipëria dhe Lala e sollën “në jetë”, Aliu lë pas 5 operacionet: Faleminderit, zgjedh Kosovën!

Sa pak vite karrierë dhe sa shumë vuajtje për Lorik Aliun. Futbollisti që tashmë është 22-vjeç, ka kaluar 5 operacione për të mbërritur në këtë pikë. Teksa luante si kapiten me Shqipërinë U-19, gjatë një ndeshje ndaj Uzebekistanit, ky lojtar pësoi një dëmtim të rëndë.

Gjatë asaj kohe Aliu ishte duke u provuar edhe tek Dortmundi, rreth katër vite më parë, ndërsa gjithçka u duk se do të mbyllej me sukses. Por ai dëmtim do të prishte tërësisht planet e Aliut, që pa t’i mbyllej jeta herët në një farë mënyre. Kjo pasi për të futbolli është veta jeta, ndërsa si dëshmia më e madhe, shërben fakti që po e vazhdon ende karrierën futbollistike.

Ky lojtar është rikthyer në fushën e blertë, pasi ka mbyllur me sukses 5 operacione, që i dhanë mundësinë të rikthehej si më parë. Dy prej tyre janë paguar nga Federata Shqiptare e Futbollit, ndërsa tre të mbeturat, nga menaxheri i tij, Altin Lala. Duke parë koston e operacioneve, mund të thuhet se ka qenë një ndihmesë e jashtëzakonshme për Aliun, që të vazhdojë futbollin(jetën) e të firmosi së fundmi me Llapin. Në një intervistë për “Sporti në Ktv”, Aliu do të shprehej:

“E kam menduar seriozisht të lë futbollin. Pas 5 operacioneve, sigurisht që të shkon ndërmend. Por nuk më la ego dhe miqtë e të afërmit më kanë përkrahur gjithmonë. Më duhet të them, që të gjitha operacionet e mia janë të paguara, unë nuk kam derdhur asnjë shumë financiare. Ishin kosto shumë të larta, mes të cilave 2 prej tyre i ka paguar Federata Shqiptare e Futbollit, ndërsa të mbeturat, menaxheri im, Altin Lala. Tani dua vetëm që të rikthehem në formën më të mirë, për të luajtur edhe me Kosovën. Sigurisht, pa harruar këtu edhe falenderimin për kombëtaren shqiptare”, do të shprehej Aliu. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top