You are here
Home > Kryefaqja > Shqipëria dhe Kosova e humbin shpresën, Albian Ajeti rikthehet për Zvicrën

Shqipëria dhe Kosova e humbin shpresën, Albian Ajeti rikthehet për Zvicrën

Një çështje aq shumë e diskutuar në kohët e fundit ishte edhe ajo e Albian Ajetit. Sulmuesi me origjinë shqiptare ende nuk ka luajtur me fanellën e një Kombëtare, duke hapur kështu rrugën që Kosova, Shqipëria dhe Zvicra të jenë në një garë për të marrë shërbimet e tij.

Megjithatë sa I përket kësaj çështje pritet që të fitojnë zviceranët, duke marrë parasysh faktin se Ajeti ka zgjedhur që t’i bashkohet sërish shpresave të Zvicrës. Lidhja e sulmuesit me “helvetët” pritej që të përfundonte, pasi këta të fundit nuk e grumbulluan në Botëror.

E teksa kërkohej që emri i Ajetit të figuronte në listën e Shqipërisë ose Kosovën, për ndeshjet e vlefshme për Ligën e Kombeve, ai është parë në listën e shpresave të Zvicrës. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top