You are here
Home > Kombëtarja > Shqipëria arrin vlerën më të lartë, vetëm dy kuqezinjtë kushtojnë sa gjithë kundërshtarët në Ligën e Kombeve

Shqipëria arrin vlerën më të lartë, vetëm dy kuqezinjtë kushtojnë sa gjithë kundërshtarët në Ligën e Kombeve

Shqipëria ka njohur kundërshtarët e saj në Ligën e Kombeve, me të cilët do të masë forcat duke nisur që nga shtatori i ardhshëm. Shorti rezervoi një grup të lehtë, ku kundërshtarët nuk trembin me emra dhe kuqezinjtë shihen si favoritë për ta mbyllur të parët. Ajo që vihet re është edhe diferenca e madhe në vlerën e Kombëtares shqiptare me përfaqësueset e tjera të grupit D.

Kuqezinjtë si asnjëherë më parë kanë kapur vlerën e107.25 milionë eurove në treg, ndërsa një dorë të mirë në këtë rritje ka edhe talenti që po kërkohet nga shumë klube të njohura, Marash Kumbulla. Së bashku me Strakoshën janë dy më të kushtueshmit për Shqipërinë, teksa sipas “Transfermarkt” vlerësohen me 25 milionë euro secili.

Ndërkohë kundërshtarët e Kombëtares shqiptare në Ligën e Kombeve vlejnë shumë herë më pak, me Kazakistanin 32.85 milionë euro, Bjellorusia 13.45 milionë euro dhe Lituania që kap shifrën e 9 milionë eurove. E thënë ndryshe vetëm Strakosha dhe Kumbulla vlejnë në treg po aq sa të treja Kombëtaret të mbledhura së bashku. Diçka e vaçantë kjo, që do të thotë shumë për diferencat mes Shqipërisë dhe pjesës tjetër të grupit.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top