
“Pas vështirësive vjen gjithmonë lehtësimi”, është ky slogani që ndjek një njeri besimtar dhe futbollist i Kombëtares, Mërgim Mavraj. Ashtu ndodhi edhe këtë herë, pas shumë peripecive te Hamburgu, teksa trajneri e dërgoi te ekipi i të rinjëve, tashmë mbrojtësi shqiptar do të rikthehet sërish në fushën e blertë, me fanellën e Arisit.
Kjo ka bërë që mediat greke t’i kushtojnë një vëmendje të madhe futbollistit tonë, teksa “Metrosport” është ndalur gjatë te karriera e këtij lojtari. Shqipëria, Allahu dhe një karrierë për t’u parë me vëmendje, ishte ky pasqyrimi për Mavrajn.
Për të shkuar më tej, në Greqi nuk mund të lënë pa përmendur mënyrën sesi shqiptari i Kosovës zgjodhi t’i bashkohej Shqipërisë. “Ëndrra e tij ishte që të luante për Gjermanin. Arriti që luante me të rinjtë e tyre, por dera e ekipit të parë ishte e vështirë të hapej për të. Ai vendosi të kthehet në vendin e orijginës së tij, por me pak pengesa. Njerëzit e përshkruanin si tradhtar, në mënyrë jot ë padrejtë, sepse nuk refuzoi njëherë, por tri herë ftesën e Shqipërisë”, shkruhej në artikullin e “Metrosport”.
Më pas për të shpjeguar akoma më tepër për tifozët e Arisit, Mërgim Mavrajn, shkruhet se futbollisti i Kombëtares është i lidhur ngushtësisht edhe me fenë e tij, ndërsa është një njeri social që gjithmonë kërkon të bëj bamirësi për t’u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë. /Shqipëria.ch/