Minutë pas minute
90′ Përfundon koha e rregullt. Shqipëri-Skoci 0-4.
83′ Kërkohet një penallti nga kuqezinjtë pas një prekje të topit me dorë në zonën e Skocisë, por për arbitrin rus nuk ka asgjë.
73′ Tifozët vazhdojnë të ofendojnë sërish në kor Panuçin.
66′ Gjithçka ka përfunduar për kuqezinjtë. Forrest nuk e ka të vështirë të dërgojë topin në rrjetë, me Berishën që vendos duart në kokë. Tifozët nisin të shajnë Panuçin në gjuhën e tij. Shqipëri-Skoci 0-4.
60′ Vjen edhe goli i pestë për skocezët, por akordohet pozicion jashtë loje.
54′ Forrest i vetëm përballë Berishës, nuk e ka të vështirë të shënojë golin e tretë. I dëshpëruar e gati në lot, Etriti shkelmon topin që gjendej në rrjetë. Shqipëri-Skoci 0-3.
49′ Uzuni të krijon përshtypjen e golit me një gjuajtje fantastike nga distanca, por vetëm rrjetë e jashtme.
46′ Nis pjesa e dytë.
45’+1′ Fletcher shënon nga pika e bardhë, Berisha nuk e kupton krahun. Shqipëri-Skoci 0-2.
45′ E pabesueshme! Gjyqtari rus akordon një penallti të dyshimtë, protestojnë me ngulm futbollistët tanë.
40′ Kapemi lehtë në kundërsulm, tashmë na shpëton Berisha me ndërhyrjen e tij.
35′ Shqipëria kërkon administrimin e lojës me një lojtar më pak, Panuçi proteston kthimin e topit nga lojtarët e tij.
30′ Grezda shpërthen bukur në krahun e majtë, por Manaj nuk arrin të kordinohet brenda zonës.
26′ E vetmja gjë e bukur deri më tani, Ismajli debuton për Shqipërinë. Largohet Kaçe, futet Ismajli.
20′ E humbet toruan në momentin e gabuar. Mavraj ndëshkohet me të kuq, pasi godet rivalin e tij me kokë. I duhet t’i dorëzojë shiritin Berishës.
13′ Vjen goli i parë i takimit. Xhaka gabon në dhënien e pasimit afër zonës tonë, ndërsa Fraser e dërgon lehtësisht në rrjetë. Shqipëri-Skoci 0-1.
10′ Minuta që flasin për Shqipërinë. Rasti i parë i rrezikshëm për kuqezinjtë. Memushaj kroson bukur në krahun e majtë, por Uzuni nuk e arrin dot për pak.
2′ Miqtë e nisin me vrull takimin. Aksioni i parë i rrezikshëm në portën e Shqipërisë, ndërsa stoli i miqve proteston për një penallti, duke pretenduar prekje me dorë nga Mavraj. Nuk ka asgjë për kryesorin e takimit.
1′ Nis takimi. Topin e parë e nisin kuqezinjtë.
Përpara ndeshjes
20:00 Tifozët futen në stadium, të shumtë janë edhe të ardhurit nga Skocia.
19:27 Formacioni zyrtar i Shqipërisë/ Berisha, Veseli, Gjimshiti, Mavraj, Binaku, Kaçe, Xhaka, Memushaj, Uzuni, Grezda, Manaj
18:30 Vazhdon festa e çmendur e tifozët shqiptarë e skocezë. “Shqiperia.ch” ishte në një nga lokalet afër stadiumit, ndërsa gjithçka ishte kthyer përmbys, për t’ia lënë vendin këngës e festës së përbashkët.
18:00 Tifozët shqiptarë dhe skocezë bashkohen në “Loro Boriçi”. Me simbolet e shkëmbyera mes njëri-tjetrit, këndohet “Xhamadani vija-vija”.
17:00 Rreth 6.00 tifozë shqiptarë priten në “Loro Boriçi” dhe 2.000 tifozë të Skocisë.
12:00 Shqipëria do të përballet ndaj Skocisë, në mbrëmjen e sotme. Kishte ditë që tifozët miq kishin zbarkuar rrugëve të Tiranës, duke e “pushtuar” disi kryeqytetin shqiptar. Një grupim i tyre gjendet aktualisht në qendrën e Tiranës, për të nisur udhëtimin drejt Shkodrës.
Nga ana tjetër, atmosfera që vjen nga Shkodra është disi e vakët, por një gjë e tillë nuk ka për të vazhduar shumë gjatë. Sipas asaj që raporton “Shqiperia.ch”, kanë nisur ardhjet e para të tifozëve në mbështetje të Shqipërisë, duke kënduar këngë të ndryshme patriotike.
Nëse kalon në qendrën e qytetit, dallon lehtësisht edhe disa tifozë me fustanella, skocezët, që priten në këtë ndeshje të jenë në një numër jo të pakët. /Shqiperia.ch/