You are here
Home > Kombëtarja > Shqipëri pa “Ylber”, Panuçi e ka të qartë: Kemi Lilën dhe Bashën

Shqipëri pa “Ylber”, Panuçi e ka të qartë: Kemi Lilën dhe Bashën

Në listën e bërë publike nga ana e Panuçit në ditën e djeshme, ka munguar edhe emri i “Ylberit” të kombëtares shqiptare. Mesfushori i cili luan me Vejlen në Danimarkë, Ramadani, shihet padyshim si e ardhmja e Shqipërisë.

Megjithatë futbollisti 22-vjeçar që luan në kampionatin danez, nuk do të ketë mundësinë të luaj ndaj Izraelit dhe Skocisë. Ai është pjesë e Shpresave tona dhe do të luajë në ndeshjen që grupi i lojtarëve që drejtohet nga Bushi, do të ketë ndaj Spanjës.

Tekniku italian në publikimin e listës së djeshme, e ka bërë gjithçka të qartë. Mungesa e Ramadanit do të jetë vetëm për këto ndeshje delikate, pasi është në planet e Panuçit. Për momentin, ky i fundit zgjedh të mbështetet te eksperienca e Bashës dhe Lilës.

“Ylber Ramadani është lojtar që do të jetë pjesë e Kombëtares, po për momentin kam menduar të marrë lojtar me më shumë pervojë. Në vendin e Ramadanit kam menduar lojtarë si Basha dhe Lila”, ka thënë Panuçi në ditën e djeshme. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top