
Refuzimi i Shqipërisë nga ana e Elvis Kabashit, ishte nga ato zgjedhje që të thyente zemrën lehtësisht, pasi një vendim i tillë, tregonte se futbollistët më në zë, nuk e kishin në zgjedhje të parë fanellën kuqezi.
Ashtu si edhe në rastin e Elvis Kabashit. Në kohën kur ai luante me të rinjtë e Juventusit, të gjithë u interesuan për të. Shqipëria e ftoi menjëherë për ta pasur në gjirin e saj, ndërsa mesfushori, nëpërmjet një letre, do të kishte për vendin e tij vetëm një kërkesë: “Ju lutem, mos më thërrisni më. Unë po pres Italinë”.
Duket si një mallkim i mëmëdheut ky ndaj Kabashit, pasi që nga ai moment, karriera e tij mori tatëpjetën për të mbërritur në këtë pikë. Tashmë futbollisti 24-vjeçar është jo vetëm pa përfaqësuese, por edhe pa ekip. Dikur nuk e dëshironte Shqipërinë, tani askush nuk e do më Kabashin, jeta të kthen ndonjëherë. /Shqipëria.ch/
Letra e plotë
“Jam shumë i nderuar dhe mirënjohës për interesin që ka treguar deri më sot, Federata Shqiptare e Futbollit, por ju ftoj me mirësjellje të mos më thërrisni më në të ardhmen, pasi dëshira ime është që të luaj mundësisht me skuadrën kombëtare italiane të futbollit, gjithashtu edhe në përputhje me artikullin 8 të Rregullores së FIFA-s “për aplikimin e Statuteve”. Siç e dini, unë jam qytetar italian, kam lindur, jam rritur, jam rezident dhe kam banuar gjithmonë në Itali, ndaj ky është shteti me të cilin jam më tepër i lidhur. Rrjedhimisht shpresoj që do të më kuptoni dhe njihni vendimin tim për t′u përgjigjur pozitivisht vetëm nëse thirrem në të ardhmen nga Federata italiane e Futbollit.
Faleminderit shumë për mirëkuptimin,
Me respekt, i Juaji,