You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Shqipëri me frymë europiane! Zisi është i pari, lekët e fanellës shkojnë për fëmijët e sëmurë

Shqipëri me frymë europiane! Zisi është i pari, lekët e fanellës shkojnë për fëmijët e sëmurë

Shqipëria është gjithmonë e më tepër me frymën europiane sa i përket futbollit, megjithëse në anën politike jemi vite dritë larg. Prandaj është i bukur sporti i futbollit, pasi bën të mundur ëndrrën që të gjitha fushat e tjera të jetës sonë, e shohin si abstrakte.

Jo vetëm sa i përket lojës në ngritje të futbollit tonë, por edhe nismave të veçanta. Më parë nuk kishim dëgjuar për një rast të tillë, por Niko Zisi është lojtari i parë nga Shqipëria që kërkon t’i vijë në ndihmë fëmijëve të sëmurë, nëpërmjet lekëve nga shitja e fanellës. Aktualisht është pa skuadër pas dënimit që mori Kamza, por ky lojtar kërkohet nga disa skuadra kryesore të Superiores.

Lekët të fanellës së Zisit në rastin konkret, do të jepen për fëmijët e prekur nga kanceri, por edhe sëmundjet e tjera. Sigurisht, ndoshta vlera nuk mund të jetë shumë e madhe, por me rëndësi të jashtëzakonshme është gjesti dhe nisma që duhet të vazhdojë edhe nga futbollistët e tjerë. Sepse në fund të fundit, përpara se të dalin në fushën e blertë, janë qënie humane dhe nëpërmjet këtyre nismave, e dëshmojnë më së miri anën tjetër që tifozët nuk e shohin. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top