You are here
Home > Kombëtarja U-21 > Shqipëri e bukura…Shqipëri! Do të takohemi sërish Europian, shihni brezin që po na vjen

Shqipëri e bukura…Shqipëri! Do të takohemi sërish Europian, shihni brezin që po na vjen

Shumë zhgënjim ka pasur nga ana e tifozëve shqiptarë, mbi rezultatet që ka marrë Shqipëria pas kualifikimit në Europianin e Francës. Por gjithçka e ka një vijë llogjike dhe sigurisht që pritej një rënie e tillë sa i përket rezultateve.

Një gjëndje të tillë e kanë kaluar edhe Kombëtaret më të mira në botë, si Gjermania apo Hollanda. Gjithmonë pyetja që të shtrohet, duke parë shanset e pakëta që kemi për kualifikim në grupin aktual të kuqezinjve: “Kur do të jemi sërish në Europian?”.

Jo shumë larg, mjaftojmë vetëm të shohim pak nga grupmoshat. Armando Broja është sulmuesi 17-vjeçar i Chelseat që nuk ka nevojë për shumë prezantim, teksa ka shënuar 5 gola për 1 javë me kuqezinjtë e U-19 dhe U-21.

Për të vazhduar më tej, Emiliano Bullari është një tjetër sulmues 17-vjeçar me potencial të jashtëzakonshëm. Aktualisht pjesë e Olimpiakosit, Greqja bëri gjithçka për të na e marrë, por pa ia dalë mbanë. Pikërisht njeriu që do të sillte golin e barazimit në sekodën e fundit ndaj Turqisë, ndërsa ishte aktivizuar në të 85-tën.

Mbrojtja është gjithashtu një element i konsoliduar i së ardhmes, kur shohim emra si Sergio Kalaj që është në moshën 18-vjeçare dhe është grumbulluar disa herë në ekipin e parë të Lacios. Marash Kumbulla gjithashtu, vetëm 18-vjeç, është i pakalueshëm në prapavijë dhe luan me Veronën apo Anxhelo Ndrecka, që debutoi 17-vjeç në Serinë A. Për të përmbyllur listën e talenteve të reja që na vijnë nga Europa, padyshim që nuk mund të lihet pa përmendur kapiteni i të rinjëve të Birminghamit, Geraldo Bajramaj, që është vetëm 19-vjeç. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top